E ndihmoi deputeti demokrat, mesazhi prekës i prindit me djalin e sëmurë:Ne...

E ndihmoi deputeti demokrat, mesazhi prekës i prindit me djalin e sëmurë:Ne po nisemi, Zoti vendos…

100
0
Shares

Prindi i nje femije te semure me ‘spina bifida’, Hamdi Skeja nga Kalaja e Dodes, ka postuar nje status prekes ne profilin e tij ne FB, per te lajmeruar se pas një kalvari të gjatë rropatjesh, ka mundur te siguroje ndihmen e deputetit Bardh Spahia dhe Silvi Bardhit, per udhetimin drejt Italise në Spitalin e Genovas dhe ekzaminimet atje te femijes.

Të panjohur po me ndjenja njerëzore …

Nga Hamdi Skeja

Miq , siç e dini se kam 6 vite që rropatëm rrugëve brenda e jasht vendit për shëndetin e tim biri . Kam pasur shumë mbështetje , por kam pasur edhe zhgënjime , sepse njerëz të ndryshëm kanë përfituar duke më premtuar gjëra të mëdhaja për qëllimet e tyre. Gjithsesi , gjithkush do të marr atë që meriton. Sonte nuk do zgjatëm por po ju them se të panjohurit më janë bërë shumë të njohur..

Ka pasur deputet që i kanë dhuruar nga një kafe djalit, faleminderit . Të tjerë që kanë heshtur madje asnjë Telefon nuk e kanë bërë. Gjithsesi , unë e kam thënë e stërthënë disa herë. Djali im ka nevojë për para , për disa -disaaaa ! Por nga ana tjetër , ka njerëz që duan të bëjnë vepra në heshtje , pa zë, pa zhurmë, pa bujë, pa ulërima , por me shumë përzemërsi .

Ata kush janë ?! – Deputetët Z Bardh Spahia dhe znj Silvi Bardhi. E gjitha meritë e këtyre të dyve është ky udhêtim i yni drejtë Italisë . Kam ditë që kam qënë në kontakt me të dy. Me të dy në çdo orë të ditës dhe natës. Dhe mê e veçanta se unë kurrë nuk jam ulur në një kafe me to.. Z Bardh Spahia , deputet i Parlamentit Shqiptar , kishte bërë pagesën e gjithë ekzaminimeve që do i bëhen djalit tim në një nder spitalet më të mira në Europë , spitali Gaslini në Genova. Bardhi mi dërgon dhe më thotë : çfarë të vendosin doktorrët atje pas ekzaminimeve pastaj flasim.

E paçit jetën e bardhë ! Unë kam besim te Zoti i plotëfuqishëm se Ai do t’ua shpërbleji një ditë me diell e dritë. Ne po nisemi , pastaj Zoti e vendos çfarë do ndodhë. Edhe pse Zoti e di shumë mirë se çfarë duhet të bej!… Por , nëse ata vendosin për operimet shteti shqiptar duhet të ngrihen në këmbë . TË GJITHË pa ngjyra politike. Por me ngjyra shpirtërore . Të gjithë bashkë do ja dalim !… Mirë u lexofshim !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY