Në 13 shtator votohet ligji për teatrin, aktori bën thirrje për të...

Në 13 shtator votohet ligji për teatrin, aktori bën thirrje për të mos patur frikë nga qeveritarët

131
0
Shares

Vazhdojnë ende protestat e aktorëve dhe shoqërisë të cilat janë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.  Por përballë këmbënguljes së tyre, qëndron qeveria, e cila tashmë vazhdon ende në qëllimin e saj për të shembur teatrin.

Ajo ka vendosur që të votojë ligjin me 13 shtator në Parlament.

“Qeveria ka vendosur të mos tërhiqet dhe në 13 shtator duan të votojnë “ligjin special” në Parlament. Mirë ështa ta kuptojnë ama se dhe ne nuk tërhiqemi. Rezistenca fillon që sot, në orën 19:30, në Sheshin e Teatrit.

 Prona publike do mbrohet, do apo nuk do Edi Rama!”, kështu shkruhet në faqen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Nga ana tjetër, i menjëhershëm ka qënë reagimi i aktorti Neritan Liçaj i cili  bën thirrje për të mos u frikësuar, sepse qeveritarët s’kanë kurajo.

“E vetmja frike që mund të keni është brenda jush…mua s’më kanë bërë asgjë…as kanë pasur kurajon të më kërcënojnë ose friksojnë…madje frikë kanë pushtetarët…prandaj mos kini frikë Shqipëtar…ejani t’u tregojmë sa trimëri kemi në zemer” shkruhet në postimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY