Reagimi i Denar Bibës pas publikimit të audiopërgjimit, pranon bisedën me Ledi...

Reagimi i Denar Bibës pas publikimit të audiopërgjimit, pranon bisedën me Ledi Biankun

157
0
Shares

Pas publikimit të audio-përgjimit mes Denar Bibës dhe Ledi Biankut, gjyqtarit shqiptar në Strasburg, vjen reagimi nga ish-kreu i KQZ-së. Biba  pranon se ka folur me të, por thotë se audio-përgjimi është manipuluar.

Në audio dëgjohet që ai kërkon të shantazhojë Biankun në emër të krahur të djathtë të Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit.

Fjala e tij:

”Ska nevojë të bëni dedektivin me mua. Unë e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, ndër të tjera edhe në vizitën zyrtare pranë GJEDNJ, ku isha pjesë e delegacionit të kryesuar nga ish zv-kryeministri i kohës. Metafora e trenit ishte në përgjigje të pyetjes që Bianku më bëri mua se “përse pranova detyren e kryetarit të KPP”, duke qenë se ishte në dijeni të aspirates sime për Gjykatën Kushtetuese. Ja kaq e thjeshtë është.

Mjaft të dëgjoni bisedën e plote, dhe do ta kuptoni që “sakrifica” e përfolur ishte e imja dhe s’kishte asnjë lidhje me z.Bianku. Isha unë që pranova një detyrë që nuk e doja. Kërkoni bisedën e plotë! E keni për detyrë. Mjafton të dalë biseda e pa manipuluar dhe do dëgjoni një bisedë mes 2 shokësh pa asnjë lidhje”, është shprehur Biba për Fax News.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY