Me hapjen rrugë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, të Ligjit të “Vetting”-ut, fillon gara për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Në funksion të kësaj gare, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka miratuar dy formularët më të fundit.
Njëri
formular ”për dhënien e informacionit për të afërmit”, e vë prokurorin kandidat për anëtarë të KLP-së, përballë detyrimit të deklarojë të afërmit e tij, të shkallës së dytë dhe shkallës së parë, me aktivit et të mundshëm në fushën e avokatisë apo biznesit, konkretisht i klasifikuar si tatimpagues i madh.
Ndërsa
formulari tjetër, është individual, “për dhënien e mbështetjes kandidatit prokuror për anëtarë të këshillit të Lartë të Prokurorisë” dhe me detyrimin për tu plotësuar nga prokurat e tjerë, të cilët i japin mbështetjen ndonjë kolegut të tyre të mundshëm, për të garuar për anëtarë të KLP-së.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/