Rama ditën e përmbytjes në New York, në prag të zgjedhjeve kthehet...

Rama ditën e përmbytjes në New York, në prag të zgjedhjeve kthehet në Fushë Krujë

83
0
Shares

Edi Ramai braktisi ditën e përmbytjeve, ndërsa është kthyer në Fushë Krujë kur po afrojnë zgjedhjet.
Denoncimin në emër të PD-së, e bri sot zëdhënësja e kësaj partie, Ina Zhupa.

Ina Zhupa për shfaqjen që dha sot Rama në Fushë-Krujë për të përmbyturit
 

ina zhupa 28 dhejtorMe një regji bajate, ku i kërkon njerëzve votën para kamerave në këmbim të çekut, Edi Rama bëri sot sikur u kujtua për banorët e Fushë-Krujës.
Po ata dhe çdo qytetar i vendit e mban mend mirë se kur u rrethuan nga uji e balta, Edi Rama mori rrugët e botës për pushime luksi.
Pikërisht, ditën kur qindra familje u përmbytën në Fushë-Krujë, Edi Rama shkoi në New York për ekspozitë pikture.
Në kulmin e fatkeqësisë, Rama i braktisi banorët.
Tani që po vijnë zgjedhjet bën sikur po i dhimbsen.
Sërish, ai nuk ka dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, por fajin e kanë qytetarët, fajin e ka natyra, fajin e kanë kanalet që janë bllokuar.
Ka 4 vjet që hedh para për luks, për zyra, për palma, për makina, për ekspozita pikture, për të parë NBA, për fundjavë me Gjushin, për shëtitje nëpër stadiumet e botës, para që po të shkonin për investime në bujqësi, në kanale kulluese e vaditëse nuk do kishte këto dëme me shiun e parë që bie. Këto para do të ishin të mjaftueshme për t’i dëmshpërblyer në kohë familjet e përmbytura e për tu ardhur në ndihmë fermerëve.
Këto janë përpjekje të dëshpëruara.
Qytetarët nuk e besojnë më Edi Ramën.
Sepse nuk mund të besohet dikush që të kthen kurrizin në ditën më të vështirë, dhe kthehet kur afrojnë zgjedhjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY