DETAJE/Atentati në Lezhë, i plagosuri sapo ishte liruar nga burgu në Itali

DETAJE/Atentati në Lezhë, i plagosuri sapo ishte liruar nga burgu në Itali

181
0
Shares
Makina e gjetur e djegur Burimi:Panorama

Mësohen detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Arben Gjini, 35-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga atentati , dyshohet se është i përfshirë në trafikimin e kanabisit në Itali.

Për këtë arsye, të gjitha hetimet janë përqëndruar pikërisht në ketë pistë: Një konflikt i mundshëm për prishjen e pazareve të drogës, thanë burime pranë grupit hetimor.

 Gjini është i dënuar në Itali e më pas është sjellë drejt vendit tonë. Vetëm pak kohë më parë, ai është liruar nga burgu në Itali.

NGJARJA 

35 vjeçari Arben Ggjini u plagos rreth orës 21:45. Ngjarja ndodhi në një lokal në  fshatin Ishull Lezhë. Gjini banonte në Mirëditë dhe pak para atentatit ndodhej në kafe me autorin.

Dyshohet se 35-vjeçari Gjini është qëlluar nga një automjet në lëvizje dhe ka marrë dy plumba, në këmbë dhe shpatull.

I plagosuri u dërgua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të ngjarjes. Një makinë tip “Benz” i vjedhur, u gjet mbrëmë i djegur në fshatin Kolsh, disa kilometra larg vendit të ngjarjes dhe dyshohet se i përket autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY