Kishte dy javë e vdekur në shtëpi, fqinjët gjejnë trupin e të...

Kishte dy javë e vdekur në shtëpi, fqinjët gjejnë trupin e të moshuarës korçare

156
0
Shares
Foto ilustruese

Një grua e moshar është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë gruaja me iniciale N.P 63 vjeçe jetonte e vetme në banesë.

Kanë qënë fqinjët ata që kanë ndjerë mungesën e saj dhe janë interesuar për të mësuar mbi të.

Ata zbuluan trupin e pajetë teksa mësohet se ajo kishte rreth 2 javë që kishte ndërruar jetën. Nga kqyrja e parë e trupit mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY