FOTO/ PD nxjerr “blof” Veliajn! Publikon planin për ndërtimin e kullave te...

FOTO/ PD nxjerr “blof” Veliajn! Publikon planin për ndërtimin e kullave te Garda

148
0
Shares

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar menjëherë pasi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mohoi akuzat e bëra nga PD, se në zonën e Gardës nuk do ndërtohet kulla.

Përmes një postimi në Facebook, Zhupa publikun dy foto ku shihet plani për ndërtimin në këtë zonë.

Nga plani i publikuar nga zëdhënsja e PD-se shihet qartë se zona TR/169 e cila i përket Gardës do jepet për ndërtim ku dhe sipas tabelës në foto shihet qartë se kjo zonë do ketë ndërtime.

POSTIMI I ZHUPES:

Kryemashtruesi i Tiranes Erion Veliaj ben gjithmone te kunderten e asaj qe thote.

Ai tha se ne Tirane do te vendoste ndalimin e ndertimeve derisa te shiteshin apartamentet stok, por dha mbi 2 mije leje ndertimi ne 3 vjet.

Kryemashtruesin e Tiranes nuk e beson askush, kur thote se tek zona e Gardes tek Liqeni nuk do te ndertohet.

Erion Betoni duhet t’u tregoje qytetareve projektin me kulla per hyrjen e Parkut te Liqenit dhe te mos fshihet pas projekteve te nisura nga Lulzim Basha, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, Unaza e Re.

Faktet e publikuara nga PD jane te qarte. Dokumentet bashkëlidhur e faktojnë.

Ne zonen e Liqenit plani Veliaj-Rama parashikon kulla, te cilat u ndaluan perkohesisht nga protestat e qytetareve dhe te opozites.

Kryemashtruesi Erioni Betoni e ka mbushur Tiranen me kulla.

Ai do te shembe Teatrin Kombetar per te ndertuar kulla.

Do te shkaterroje Liqenin per te ndertuar kulla.

Me afrimin e zgjedhjeve, Kryemashtruesi i Tiranes do te shtoje dozen e genjeshtrave.

Qytetaret e Tiranes nuk e meritojne nje kryetar qe mashtrimin dhe propaganden ka punen e tij kryesore!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY