Shqiptari lihet i masakruar brutalisht para spitalit, kamerat zbulojnë dy rumunët

Shqiptari lihet i masakruar brutalisht para spitalit, kamerat zbulojnë dy rumunët

136
0
Shares

Një i ri shqiptar është dhunuar brutalisht në Itali dhe ndodhet në gjendje kome në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende mister. Raportohet se i lënduari është rreth 30 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.

Sipas mediave italiane, hetuesit kanë arritur të identifikojnë dhe marrin në pyetje dy personat që mbrëmjen e së shtunës së 25 gushtit e braktisen shqiptarin para poliklinikës së Modenas. Bëhet fjalë për dy rumunë.

I plagosuri nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe falë të dhënave që dhanë në polici rumunët u bë identifikimi i tij.

Mbrëmjen e së shtunës, shqiptari u braktis para spitalit me trauma në fytyrë dhe një plagë në këmbën e majtë e shkaktuar nga qitja e një arme zjarri. Duke pasur parasysh kushtet serioze, personi i dëmtuar u transferua në spitalin “Baggiovara”, ku raportohet se ndodhet në koma.

Kamerat e sigurisë çuan në identifikimin e dy rumunëve që lanë shqiptarin para spitalit. Ndërkaq, hetimet e mëtejshme pritet të hedhin dritë rreth rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY