Shqipëria e heton korrupsionin më pak se të gjitha vendet e Rajonit

Shqipëria e heton korrupsionin më pak se të gjitha vendet e Rajonit

81
0
Shares

Shqipëria përgjatë kësaj dekade ka pasur numrin më të ulët të çështjeve të hetuara për korrupsion në raport me vendet e tjera të Ballkanit sipas një krahasimi që ka bërë Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC).

Sipas të dhënave shihet se, Shqipëria hetoi për korrupsion vetëm 0.51 % të çështjeve të hetuara gjithsej gjatë vitit 2016, teksa në vendet e tjera të Rajonit, numri i çështjeve të hetuara ishte shumë me i lartë.

Në Bosnje në vitin 2016 rreth 14 për qind e investigimeve të prokurorisë ishte për çështjet e korrupsionit.

Në Malin e Zi gjithashtu rastet e korrupsionit zunë 10.5 për qind të çështjeve të hetuara dhe në Serbi 9.97 për qind.

Madje edhe Kosova kishte çështje të hetuara për korrupsion gati sa dyfishi i Shqipërisë, ku rreth 1.1 % e hetimeve i dedikoheshin rasteve të korrupsionit.

Lufta kundër korrupsionit është një ndër kushtet kryesore të vendit për integrimin në BE.

Teksa studime dhe indekse të ndryshme e nxjerrin Shqipërinë si një ndër vendet me të korruptuara në Rajon.

Një studim i ekonomistëve të BERZH, Peter Sanfey dhe Jakov Milatovic, të cilët kanë dhëne një diagnozë për ekonominë në rajonin e Ballkanit kanë gjetur se, pengesat e biznesit imponojnë kosto të mëdha për ndërmarrjet dhe funksionojnë si taksa të fshehura në aktivitetet e tyre.

Sipas tyre, mesatarisht, firmat në Ballkan humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të katër pengesave në mjedisin e biznesit, përkatësisht krimit, mungesës së energjisë elektrike dhe infrastrukturës së dobët.

Shqipëria e ka këtë tregues 15% dhe humbjet më të larta sipas grafikut të mëposhtëm i ka prania e krimit. Rrugët jo të mira dhe pagesat korruptive gjithashtu janë kosto për bizneset në Shqipëri.

Për pasojë, produktiviteti i firmave në Ballkan është dukshëm më poshtë standardeve të BE-së, duke reflektuar institucionet e dobëta dhe një mjedis të vështirë biznesi, konstatojnë ekonomistët./Monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY