Vrasja e trefishtë në Dibër, motivet dhe dyshimet për autorin

Vrasja e trefishtë në Dibër, motivet dhe dyshimet për autorin

209
0
Shares

Ende nuk dihet zyrtarisht se kush i vrau tre anëtarët e familjes Pocesta në Dibër, përkatësisht Amiti 54 vjeçar, Nazmija 53 vjeçare dhe vajza e tyre 14 vjeçare, Anila.

Mediat në Maqedoni shkruajnë se dyshimet bien mbi një të afërmin e tyre dhe si arsye pretendohet të jetë një mosmarrëveshje familjare për një rrugë që kalonte pranë shtëpisë së viktimave.

Nga policia nuk konfirmojnë se kush e ka kryer vrasjen, ndërsa autori është ende në arrati. Vrasja është kryer me armë zjarri pistoletë.

“Tani për tani, një autor i panjohur ka shtënë në drejtim të çiftit dhe vajzës së tyre 14-vjeçare. Vrasja është kryer me armë zjarri pistoletë nga autori deri më tani i panjohur. Po ndërmerren masa të gjera për të gjetur kryerësin, gjegjësisht zbardhjen e plotë të rastit. Besoj se së shpejti do të gjendet autori i vrasjes dhe do të dalë para drejtësisë”, thotë Stefan Dimovski, zëdhënës i MPB-së Ohër.

Thuhet se trupat e pajetë janë gjetur rreth 24 orë pas krimit. Ata kishin planifikuar të shkonin në një dasmë, gjë që kanë munguar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY