Ardhja e 20 emigrantëve nga Afrika, deputeti: Qesharake, po bëhet vetëm për...

Ardhja e 20 emigrantëve nga Afrika, deputeti: Qesharake, po bëhet vetëm për reklamë

97
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka folur rreth takimit informal të kryeministrave ditën e sotme në Durrës, për kufijtë e Kosovës si dhe për ardhjen e 20 emigrantëve në Shqipëri.

Në një intervistë në News 24, deputeti është shprehur kjo qeveri ka bërë aventurizma politikë në këto 5 vite. Sipas tij, atanuk i shërbejnë miqësisë të ngushtë me SHBA, duke larguar vëmendjen e partnerëve.

 Lidhur me marrëveshjen e kufijve të Kosovës, nëse ndërkombëtarët do ta pranojnë apo jo marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, deputeti u shpreh se kjo është një çështje e brendshme e rajonit tonë dhe që duhet zgjidhur në mbrojtje të interesave tona. Për këtë çështje duhet seriozitet dhe të mos çorientohen as miqtë e rajonit.

 Përsa i përket pranimit të 20 emigrantëve nga Shqipëria, deputeti e shikon këtë si diçka qesharake, e cila po bëhet vetëm për reklamë. Për të,Italia është partneri ynë kryesor, por ka rrugë të tjera për të mbështetur Italinë, pasi të marrësh 20 kur nuk ta lejon ligji dhe kur ka mijëra të tjerë është si tallje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY