Denoncohet korrupsioni i ministrit Ahmetaj, përgjysmon të ardhurat e shërbimit përmbarimor

Denoncohet korrupsioni i ministrit Ahmetaj, përgjysmon të ardhurat e shërbimit përmbarimor

139
0
Shares

Një denoncim i një përmbaruesi privat ka nxjerrë korrupsionin e ministrit të financave Arben Ahmetaj.

Bërë publike në faqen e ish-kryeministrit Berisha, në denoncim thuhet se kundrejt përfitimeve të paligjshme, Z. Ahmetaj, po insiston që të ndryshojë, me qëllim e vetëm kriminal, përfitimin e tij personal dhe falimentimin e shërbimit përmbarimor privat, duke bërë hapa pas në historinën e suksesit të shërbimit privat, në rritjen e larte te ekzekutimit të vendimeve gjyqësor.

Ahmetaj synon që të përgjysmojë të ardhurat e shërbimit përmbarimor privat duke sjellë falimentimin e këtij shërbimi.

Gjithashtu, aty shkruhet se këtë javë është planifikuar bashkëfirmosja e udhëzimit të ri, i cilin përgjysmon vlerën e tarifave të shërbimit përmbarimor privat, duke sjellë në kolaps këtë shërbim dhe falimentim e saj të sigurtë.

Lexoni denoncimin e plotë më poshtë 

Denoncohet korrupsioni i ministrit Zho Zho, shkaterrimi per qellime korruptive e sektorit te permbarimit privat!

Lexoni mesazhet e permbaruesit privat dhe reagimin e fuqishem te Bashkimit Nderkombetar te Permbaruesve. sb

“I nderuar Zoti Berisha,

Duke ju falenderuar për kontributin tuaj të padiskutueshëm në shtet-ndërtim dhe hapësirën dedikuar njerëzve të thjeshtë në publikimin e shkeljeve ligjore dhe abuzimin me pushtetin të pushtetarëve, me anë këtij mesazhi, dua të referoj pranë jush, aferën korruptive të Z. Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë, me Shoqatën Shqiptare të Bankave të përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, lidhur me ndryshimin udhëzimit të përbashkët (të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave) nr. 385/7, datë 28.06.2017 “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Privat”, me pretendimin absurd që ky udhëzim është nënshkruar nga ish ministrant teknikë, Z. Gazment BARDHI, Ministër i Drejtësisë dhe Znj. Helga VUKAJ, Ministre e Financave?!!!
Kundrejt përfitimeve të paligjshme, Z. Ahmetaj, po insiston që të ndryshojë, me qëllim e vetëm kriminal, përfitimin e tij personal dhe falimentimin e shërbimit përmbarimor privat, duke bërë hapa pas në historinën e suksesit të shërbimit privat, në rritjen e larte te ekzekutimit të vendimeve gjyqësor.
Këtë javë është plafikuar bashkëfirmosja e udhëzimit te ri, i cilin përgjysmon vlerën e tarifave të shërbimit përmbarimor privat, duke sjellë në kolaps këtë shërbim dhe falimentim e saj të sigurtë.
Shërbimi Përmbarimor Privat i krijuar nga qeveria Berisha 1, me ligjin 10031/2008, është një histori suksesi dhe bëri një revolucion në rritjen e numrit të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimin e barrës së shtetit.
Çdo ditë Z. Ahmetaj, po punon për falimentimin e shërbimit permbarimor privat, duke e finalizuar këtë javë goditjen përfundimtare të këtij shërbimin, në miratimin e udhëzimit të ri.
Ju drejtohem Ju, si e vetmja shpresë, për bllokimin e kësaj sipërmarrjen mafioze të Z. Ahmetaj.

Ju lutem, ANONIM.

Ju falenderojmë shumë për atë që bëni çdo ditë.”

“I nderuar Zoti Berisha! Po ju vë në dijeni qëndrimin/shqetësimin e UHJ(Unioni Ndërkombëtar i Përmbaruesve Gjyqësorë), mbi rrezikun/dëmin e madh e të psriparushëm që vjen nga ndryshimi i përdhunshëm i tarifave të shërbimit përmbarimor privat në Republikën e Shqipërisë, për të cilin ju kam vënë në dijeni. Ju lutem ANONIM! Gjithë të mirat!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY