FOTO/Bllokohen dyqanet në Pogradec dhe Korçë, tregtonin sasi të madhe mishi të...

FOTO/Bllokohen dyqanet në Pogradec dhe Korçë, tregtonin sasi të madhe mishi të rrezikshëm

309
0
Shares

AKU ka bllokuar 4 dyqane të cilat tregtonin mishin në mënyrë të kundraligjshme, duke mos respektuar rregulloren e mirëmbajtjes dhe tregtimit të tyre.

Duke nisur që nga kafshë të paregjistruar  të cilat nuk i janë nënshtruar kontrollit të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes si dhe të mos pajisjes me vulë dhe çertifikatë veterinare.

Bëhet fjalë për këto biznese:

-190 kg mish vici të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Pando Strati” në Pogradec.
-88 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Refije Kapri” në Pogradec.
-20 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Dhimitër Bucuku” Pogradec.
-10 kg mish derri të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Theodhor Rembeci” në Korçë.

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 450.000 lekë, sekuestrim i 308 kg mish me destinacion asgjësimin.

Ndaj subjektit “RefijeKapri” u mor masë bllokim i menjëhershëm i aktivitetit përpos mungesës së plotë të dokumentacionit ushtronte aktivitetin në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Gjithashtu AKU është në vlerësim të materialeve edhe për kallëzim penal për veprën penale të parashikuar nga Neni 288/a I K.penal “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore”, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY