I riu shqiptar humb jetën në vendin e punës, ngjarja e rëndë...

I riu shqiptar humb jetën në vendin e punës, ngjarja e rëndë po mbahet e fshehtë

140
0
Shares

Një 23-vjeçar humbi jetën në vendin e punës. Mediat kosovare shkruajnë se i riu ishte nga komuna e Pejës dhe  ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në ndërtimtari.

Mësohet se 23 vjeçari është identifikuar si Milor Belegu nga qyteti i Pejës. Belegu po punonte me babin e tij në ndërtimtari dhe ende po hetohet për shkaqet e vdekjes së tij, pasi nuk bëhet me dije se çfarë e ka shkaktuar këtë ngjarje.

Sipas asaj që policia kosovare ka bërë me dije deri tani, mësohet se ai ka humbur jetën të dielën, si pasojë e lëndimeve të pësuara para rreth një jave teksa po punonte, duke ia adresuar përgjegjësinë spitalit.

“Ka vdekur sepse nuk ka mundur t’u përballojë lëndimeve. Prej datës 19 ishte në spital, e kanë dërguar me urgjencë në QKUK. Atje ekziston historia e tij dhe mjekët duhet të raportojnë për këtë rast. Policia çfarë ka bërë për këtë rast, është se, ky rast është hetim i vdekjes”, thuhej në deklaratën e policisë. 

Gazeta Express shkruan se detaje të reja janë kërkuar të merren zyrtarët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY