EMRAT/Italia heton bandën e hajdutëve me bazë në Shqipëri, si vidhnin 4...

EMRAT/Italia heton bandën e hajdutëve me bazë në Shqipëri, si vidhnin 4 shqiptarët e arrestuar

213
0
Shares

Të arrestuarit e pak ditëve më parë, Meritan Tasha, 22 vjeç, Kostandin Cera, 34 vjeç, Adem Bodini, 27 vjeç dhe Daci Mensur, 32 vjeç ka ngritur dyshime të forta tek policia italiane se ata janë pjesë e një bande të specializuar në vjedhje.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet po vazhdojnë, dhe mendohet se pas tyre mund të jetë një organizatë e vërtetë e specializuar për vjedhjet e dyqaneve dhe apartamenteve me një bazë logjistike në Tiranë në Shqipëri.

Ata kanë arritur në këtë përfundim, për shkak të disa vjedhjeve që kanë zbuluar , ku mallrat e vjedhura në Itali përfundojnë në tregun e zi në Shqipëri.

Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën një televizor dhe bizhuteri të ndryshme ari, si rezultat i një vjedhjeje të kryer disa orë më parë në një banesë në Santa Maria Capua Vetere, pronarët e të cilës ishin me pushime. Në makinë u gjetën edhe disa mjete të cilat përdoreshin për vjedhje.

Gjithashtu u gjetën shuma parash, ora, shishe me pije alkoolike me vlerë të madhe dhe objekte të ndryshme të çmuara për posedimin e të cilëve nuk ishin në gjendje të jepnin sqarime. U gjet gjithashtu edhe unaza e martesës që i përkiste pronarit të banesës së Santa Maria Capua Vetere.

Nga hetimet e kryera mbi katër të arrestuarit, doli ndër të tjera se Daci ishte arrestuar, në mars 2017, për pjesëmarrje në oraganizatë kriminale që merrej me vjedhjet e shtëpive dhe ishte liruar më 18 janar; ndërsa Cera ishte arrestuar në dhjetor 2017 për një vjedhje dhe u lirua nga burgu në mars të vitit 2018. Dy bashkëpunëtorët kishin gjithashtu disa precedentë për krime ndaj pronës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY