Ishin kthyer nga Italia, gjenden të vrarë prindërit dhe vajza 13 vjeçare...

Ishin kthyer nga Italia, gjenden të vrarë prindërit dhe vajza 13 vjeçare në Dibër

180
0
Shares

Në orët e mesnatës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe. Janë gjetur të vrarë në oborrin e shtëpisë  tre anëtarët e një familje.

Mësohet se ata sapo kishin ardhur nga Italia ku kishin shkuar për disa ditë pushimi.

Persona të pa identifikuar kanë lënë të vrarë shtetasit A.P 50 vjeç, bashkëshorten e tij N.P 49 vjecare dhe vajzën e tyre 13 vjeçare.

Motivet deri më tani ende nuk dihen, por janë hedhur pista dyshimi. Familja banonte në qendër të qytetit të Dibrës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërsa trupat e pajetë të të ndjerëve ndodhen në Spitalin e Dibrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY