Kushuriri jot jam ore po pastro vendin se më lajmëruan, kaq!”/ Zbardhen...

Kushuriri jot jam ore po pastro vendin se më lajmëruan, kaq!”/ Zbardhen bisedat mes trafikantëve

224
0
Shares

Zbardhen përgjimet e dosjes gjyqësore ndaj katër personave të akuzuar për kultivim të kanabisit në fshatrat e Tepelenës në vitin 2016, mes të cilëve edhe një punonjës policie.

Mes bisedava dalin në dritë kodet e përdorura prej tyre, kur informoheshin për kontrollet policore në parcela.

Një telefonatë në orët e drekës të 14 Nëntorit 2016 i prishi qetësinë Besim Zikës, 48-vjeçarit të dënuar nga Krimet e Rënda për përfshirje në biznesin e kanabisit.

Nga ana tjetër e telefonit, një zë që iu prezantua si “kushëriri nga deti”, i tha të pastronte gjithçka, pasi do të kishte vizitorë.

Kjo është një nga bisedat e përgjuara të Prokurorisë për Krimet e Rënda të servirura në gjykimin e Zikës dhe tre të bashkëpandehurve të tij, mes të cilëve edhe Gani Abazi, ish-shef Rendi i Policisë së Tepelenës.

ABC News ka siguruar një kopje të dosjes gjyqësore ku zbardhen përgjimet e koduara mes të pandehurve dhe personave të tjerë, që i ndihmonin në kultivimin e kanabisit në fshatin Bylysh të Tepelenës.

E tillë ishte ajo e drekës së 14 Nëntorit 2016, ku Besim Zika u lajmëruar për kontrollin policor.

Besim Zika: “Urdhëro”.

659: “O alo, ça bën o”?

Besim Zika: “Mirë”.

659: “Eee”.

Besim Zika: “Urdhëro”.

659: “Më dëgjon ore”?

Besim Zika: “Të dëgjoj”.

659: “Eee, pastro vendin aty ku je”!

Besim Zika: “Ku o”?

659: “Lart në fshat pastroji të tëra se do të ketë vizitorë sot, më lajmëruan”.

Besim Zika: “Po kush je ti”?

659: “Po lëre kush jam unë, n`daç merre vesh kush jam unë po pastro vendin sa më shpejt”!

Besim Zika: “Po më thoj or kush je or burrë”!

659: “Ai kushuriri nga deti jam”.

Besim Zika: “Aa”?

659: “Kushuriri jot jam ore po pastro vendin se më lajmëruan, kaq”!

Besim Zika: “Ooooo”!

659: “Pastro vendin mirë të tëra ee ! Më dëgjon ore”?

Besim Zika: “Është e vërtetë”?

659: “Eeee, është e vërtetë se nuk tallet njeri, hajt ! Hajt çao”!

Pak minuta më vonë Besim Zika është telefonuar sërish nga i njëjti numër.

Besim Zika: “Urdhëro”.

659: “Më dëgjo edhe një herë me kujdes”!

Besim Zika: “Po”.

659: “Pastro çar ke, magazinë, kantinë, të tëra, asnjë gjë nëpër, te shpia, me qetësi jo ti thuash njeriu tjetër ! Më dëgjove apo jo”?

Besim Zika: “Po unë fola”…

659: “Më dëgjove apo jo oooo o njeri”!

Besim Zika: “Të dëgjova, të dëgjova”.

659: “Më dëgjo mua tani ti se është, nuk të po të, po gënjej, po tallem. Pastro çar ke rreth e rrotull dhe ik vetë andej, mos me rri aty, hajt”!

Besim Zika: “Bëhet fjalë për sot”?

659: “Ore edhe, i thuaj edhe atij kushëririt në krah mos të ketë gjë afër, kaq! Në rregull”?

Besim Zika: “Mirë”.

Besim Zika ka njoftuar me tej edhe të pandehurit e tjerë për ndërhyrjen e policisë.

Sipas Gjykatës për Krimet e Rënda, policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes të nesërmen në 15.11.2016, në vendngjarje janë gjetur copa bimësh narkotike si kërcenj, gjethe, bohçe, etj, si dhe gropat e hapura dhe bimë të shkulura nga toka.

Bazuar në përgjimet, ku kuptohej zhvendosja e drogës, ditën tjetër policia ushtroi kontroll në vendin e quajtur “Kodra” në fshatin Miricë, Memaliaj Tepelenë, ku nëpër shkurre u gjenden të fsheura 42 dëngje me kabanis, 1260 kilogramë në total.

Aktualisht dosja në ngarkim të të pandehurve Besim Zika, Gani Abazi dhe Festim e Pëllumb Rona ndodhet në Apelin për Krimet e Rënda, ku ata kanë kundështuar dënimet me nga 8 dhe 9 vite burg të dhëna nga Shkalla e Parë për akuzat e “kultivimit të lëndëe narkotike”, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY