Reagon policia për akuzat e PD-së: E kemi raportuar djegien e makinës...

Reagon policia për akuzat e PD-së: E kemi raportuar djegien e makinës së nën/kryetarit të Bashkisë

93
0
Shares

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj lidhur me djegien e makinës së nënkryetarit të bahkisë Mallakastër, Hajredin Serjanaj.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të fb, Policia e Shtetit deklaron se nuk ka fshehur ngjarjen.

Uniformat blu bëjnë me dije se “në informacionin paraprak për mediat është dhënë njoftim se paraprakisht dyshohet se djegia e makinës ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

NJOFTIMI I POLICISE:

Mallakastër – Sqarim i Policisë së Shtetit

Në lidhje me një status të publikuar në rrjetet sociale nga deputeti E.Alibeaj me pretendimi se “policia ka fshehur ngjarjen ku është djegur makina e Nënkryetarit të Bashkisë Mallakastër”, sqarojmë se:

Në informacionin paraprak për mediat është dhënë njoftim se paraprakisht dyshohet se djegia e makinës ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Pas hetimeve të kryera dhe kqyrjes së kamerave, ka rezultuar se djegia e makinës dyshohet se është e qëllimshme dhe për këtë janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Të dy informacionet, (informacioni paraprak edhe informacioni pas hetimeve) janë pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, konkretisht:

Ne date 24 gusht 2018:

“Mallakastër
Informacion paraprak
Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh, është djegur mjeti tip BMW (i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh). Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”.

Ne njoftimin e publikuar ne date 25 gusht 2018:

“Në vijim të veprimeve për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në mjetin tip “BMW”, të shtetasit H.S., 37 vjeç (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh), u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal”.

Policia e Shtetit nen drejtimin e Prokurorise po vijon hetimet per zbardhjen e autoresise se ngjarjes.

No automatic alt text available.
Image may contain: text

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY