Talenti i Manchester City-t i thotë “PO” Kosovës

Talenti i Manchester City-t i thotë “PO” Kosovës

138
0
Shares

Portieri i talentuar i Manchester Cityt, Arjanet Muriqi ka vendosur të mbrojë ngjyrat e ekipit kombëtar të Kosovës, njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK)-shkruan “Gazeta Express”.

FFK-ja ka thënë në një komunikatë se pas disa muajve të bisedimeve të frytshme, sot portieri i Manchester City-t, Arjanet Muriqi, ka vendosur t’i thotë po Kombëtares A të Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Arjaneti është 20-vjeçar, 1.98cm i gjatë, dhe aktualisht luan për U-23 të Manchester Cityt dhe ka kontratë deri më 2021. Ai është shqiptar nga Mali i Zi, i lindur në Zvicër. Ai ka luajtur për grupmoshat e Cyrihut para se t’i bashkohej Manchester Cityt.

Babai i Arjanetit, Samir Muriqi, ka shprehur kënaqësinë e tij se i biri do ta përfaqësojë Kosovën. Po ashtu, ai ka theksuar se nuk e ka tradhtuar Malin e Zi, duke shtuar se ky i fundit nuk i kishte siguruar vend në ekipin sinor, prandaj ai edhe ka vendosur për Kosovën.

“Jam shumë i lumtur që pas shumë bisedave që patëm me krerët e FFK-së dhe pas bashkëbisedimit me djalin tim Arjanetin, ai, vendosi që t’i bashkohet Kosovës përkatësisht Kombëtares A. Arjaneti ishte pjesë e Kombëtares malazeze natyrisht për të rinjtë, por ai dhe unë si baba vendosëm t’i themi po Kosovës e t’i bashkohemi trungut tonë të cilit i takojmë. Besoj se Arjaneti do të japë kontributin e tij dhe se Kosova ka fituar një portier me perspektivë. Të kuptohemi ne nuk po e tradhtojmë as Malin e Zi por ata nuk kanë qenë të gatshëm t’i gjejnë një vend në Kombëtaren A, kësisoj ne bëmë zgjedhjen e duhur. Unë besoj se Kosova ka një të ardhme të ndritur e që shpresoj që edhe Arjaneti të jetë pjesë e këtij suksesi dhe uroj gjithë të mirat”, ka thënë Samir Muriqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY