Aksidenti në Kukës, humb jetën një nga të plagosurit, arrestohet italiani

Aksidenti në Kukës, humb jetën një nga të plagosurit, arrestohet italiani

156
0
Shares

Një i ri, i mbetur i plagosur në aksidentin e ndodhur këtë të premte në Kukës, ka ndërruar jetë. Burime nga policia lokale thanë se 27-vjeçari Gëzim Gjana ndërroi jetë në spital në Tiranë, ku u transportua pas aksidentit. Rreth orës 8 të së shtunës, mjekët konstatuan se zemra e të riut u ndal.

Një italian, drejtuesi i një prej mjeteve të përfshirë në incident akuzohet se ka qenë shkaktar i përplasjes. A.C. 35 vjeç banues në Itali, është vënë në masën e arrestit nga policia për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa materialet tashmë i janë referuar Prokurorisë së Rrethit, thanë burime zyrtare nga policia.

Aksidenti

Rreth mesditës së të premtes, te vendi i quajtur “Mbikalimi i Gostilit” në aksin rrugor Kukës-Bicaj, mjeti tip “Ford” i drejtuar prej italianit, është përplasur me mjetin tip ‘Volkswagen’, që drejtohej nga 61-vjeçari Q.Gj. me pasagjerë familjarë të tij, të tre banues në fshatin Bushat të Kukësit.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët: 35-vjeçarja S.G.j, bashkëshortja e 61-vjeçarit, shoferit të Volkswagen-it dhe Gëzim Gjana. Edhe ai pasagjer në mjetin Volkswagen.

Pas aksidentit, të plagosurit u transportuan në spitalin Rajonal. Aty, mjekët konstatuan gjendjen e rëndë të 27-vjeçarit, i cili u transportua më pas në Tiranë për mjekim të specializuar, por nuk arriti të mbijetojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY