Kanali i Otrantos, rruga që “nderon” trafikantët

Kanali i Otrantos, rruga që “nderon” trafikantët

699
0
Shares

Kanali i Otrantos vazhdon të mbetet rruga kryesore e trafikantëve të kanabisit.

Nga Janari i këtij viti deri në Gusht, në rajonin e Puglias janë kapur në operacione të përbashkëta të policisë se vendit fqinj dhe asaj shqiptare 13 ton hashash në 12 ngarkesa.

Mediat italiane shkruajnë se janë arrestuar 31 skafistë, shumica prej tyre shqiptarë dhe një numër i vogël janë shtetas italianë. Ngarkesat variojnë nga 300 kilogramë në 1 ton.

Pavarësisht se në dy vitet e fundit, sipas statistikave të policise kultivimi i kanabisit ka qenë thuajsë zero, niveli i trafikut drejt Italisë rezulton i lartë, raporton “Klan”.

Droga e trafikuar besohet se është stoku i kanabisit të mbjellë gjatë viteve 2015 – 2016.  Ngarkesa të konsiderueshme janë kapur edhe në Greqi. 3 ton është sasia e sekuestruar në kufirin mes dy vendeve.

Shqipëria, sipas të dhënave të përditësuara të CIA FaktBook, vazhdon të jetë një ndër vendet më të rëndësishme nga ku furnizohet me lëndë narkotike tregu europian.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY