Qeveria e pranon: Rama udhëtoi me charter për të parë Juventusin, por...

Qeveria e pranon: Rama udhëtoi me charter për të parë Juventusin, por jo….

136
0
Shares

Deputeti i PD Edi Paloka akuzoi kryeministrin Edi Rama se ky i fundit udhëtoi me charter, me shpenzimet e shtetit, drejt Italisë për të parë ndeshjen midis Juventusit dhe Lazios.

Pas këtij lajmi të dhënë nga Paloka reagoi edhe qeveria.

Përmes drejtorit të Komunikimit, Endri Fuga pranohet se gjithçka është e vërtetë, por ky udhëtim sipas tyre nuk paguhet nga buxheti i shtetit.

Fuga shprehet se Rama është ftuar të ndjekë takimin nga Presidenti i Juventusit, Agnelli.

Reagimi i Fugës

Eshte plotesisht e vertete qe kryeministri Edi Rama ka udhetuar sot drejt Torinos, se bashku me Drejtorin Sportiv te Lazios, Igli Tare.

Ata jane nisur nga Rinasi me nje avion te prenotuar nga klubi i Lazios per drejtorin sportiv, Igli Tare. I cili pasi ka kaluar disa dite pushime ne jug ne Shqiperise, eshte kthyer sot ne detyren e tij.

Kryeministri eshte i ftuar nga presidenti Agnelli, per ndeshjen e pare ne shtepine e juventineve dhe do te kthehet neser ne mengjes. Per ata qe perpiqen te luajne luftash me avione e me helikoptere, sqarojme se udhetimet e kryeministrit te vendit i kane kushtuar shume me pak buxhetit te shtetit, sesa ato te paraardhesit.

Kryeministri udheton ne Economy Class dhe po keshtu edhe ministrat. Buxheti i shtetit nuk ka paguar asnjehere per asnje udhetim privat apo familjar te tij. Per kedo qe nuk e di se kryeministrat si rregull i kane shfrytezuar helikopteret gjate oreve te detyruara vjetore te fluturimit qe keto mjete kryejne (per arsye teknike mirembajtjeje), informojme se udhetimet e kryeministrit me helikopter gjate kohes se tij ne detyre, numerohen me pak se sa gishtat e duarve.

Ka me siguri njeqind rruge e arsye per te bere opozite me Edi Ramen e me qeverine e tij! Por nese do me kerkonin te zgjidhja nje absurditet mes plot te tilleve ne listen e akuzave ndaj kryeministrit, eshte akuza se Edi Rama eshte i dhene pas luksit, veseve e parave. Nje budallallek me brire!/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY