Grabitësit plagosin shitësin dhe grabisin dyqanin e celularëve në Kuçovë

Grabitësit plagosin shitësin dhe grabisin dyqanin e celularëve në Kuçovë

116
0
Shares

Një grabitje me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në Kuçovë.

Mësohet se kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve tashmë i prangosur dhe tjetri në kërkim, të cilët kanë hyrë në një dyqan servisësh celularësh dha kanë sulmuar dhe plagosur me thikë, E. I., 24 vjeç.

Pas kësaj, kanë thyer edhe xhamin e një automjeti, pronari i të cilit ka njoftuar menjëherë Policinë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Falë reagimit të shpejtë të policisë, kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i vjedhjes me pasojë plagosjen, në një dyqan celularësh.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K. N., 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, (i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”).

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Llukan Prifti”, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë) punëtorin e dyqanit shtetasin E. I., 24 vjeç kanë marrë 23 telefona celularë dhe një Laptop në dyqanin “Servis Celularësh” në pronësi të shtetasit G. D., 37 vjeç, banues në Kuçovë, dhe pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip ‘Benz; në pronësi të shtetasit E. I.

Shtetasi E. I., ka njoftuar shërbimet e policisë, të cilët falë reagimit të shpejtë bënë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve dhe arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

23 aparate celularë të markave të ndryshme,

1 laptop.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ‘‘Vjedhja me dhunë‘‘ , “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës“, “Kanosja” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139, 89, 150, 84 dhe 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY