Përfundon mbledhja e qeverisë në Vlorë, kur do të bëhen publike ndryshimet...

Përfundon mbledhja e qeverisë në Vlorë, kur do të bëhen publike ndryshimet në qeveri

128
0
Shares

Tashmë ka përfunduar zyrtarisht mbledhja e kabinetit të qeverisë Rama e cila startoi dje në qytetin e Vlorës.

Minisitrat do të paraqisnin gjithë rezultatet e punës së tyre për 300 ditët e para të qeverisjes “Rama 2”.

Sipas Fax News, mësohet se nuk është diskutuar në këtë takim se cilët ministrat do të vijojnë punën, por ndërkohë është bërë me dije se emrat e minstrave që do të vazhdojnë punën apo do të largohen do të zbulohen në mbledhjen e asamblesë, e cila parashikohet të mbahet në 1 ose 7 shtator.

Mësohet gjithashtu se kryeministri nuk ka dhënë vlerësime për ministrat lidhur me performancën e tyre, por janë diskutuar vetëm problematikat për secilën ministri.

Përsa i përket të pranishmëve në mbledhje, ka marrë pjesë dhe  kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY