Zjarri në çerdhet, Veliaj reagon për të sulmuar opozitën, asnjë fjalë për...

Zjarri në çerdhet, Veliaj reagon për të sulmuar opozitën, asnjë fjalë për sigurinë dhe rreziqet

100
0
Shares

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa mori pjesë dje në hapjen e një këndi lojërash, u ndal  për të folur rreth dy ngjarjeve të fundit lidhur me rënien e zjarrit në dy çerdhet në Tiranë.

Por në asnjë moment të deklaratës së tij, ai nuk u përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve që opozita ka ngritur ditëve të fundit, lidhur me masat e sigurisë dhe rreziqet që u kanosen fëmijëve si dhe të mos deklararojë asnjë detaj se pse ranë zjarret në çerdhe.

Ai vazhdoi me sulme ndaj opozitës, për të shmangur kështu përgjegjësinë e tij mbi dy rastet si dhe ka deklaruar se rënia në zjarr sipas tij ka ardhur si pasojë e sulmeve vandale të njerëzve të cilët i venë zjarrin me qëllim.

Po shkëputim një pjesë të deklaratës së tij: “Ka edhe nga ata, që shyqyr Zotit janë pakica, të cilët thonë ku të gjejmë arsye për të bërë sherr, ku ta gjejmë një zjarr që ka vënë dikush që të themi poshtë qeveria, poshtë bashkia! Kjo nuk është normale!

Qyteti duhet të ecë përpara dhe nëse një vandal i vë zjarrin një çerdheje, një kopshti, një këndi lojërash apo një kazani plehrash, minimumi që duhet të bëjmë është të jemi të gjithë bashkë për të ruajtur pronën publike, për t’i dhënë kurajo zjarrfikësve, që i fikin zjarret në pak sekonda, për t’i dhënë kurajo policisë, e cila duhet të gjejë kush janë këta që terrorizojnë qytetin me zjarr.

Unë nuk besoj kurrë se opozita ka dorë, por sigurisht ndihem keq kur opozita bëhet me zjarrvënësit, jo me zjarrfikësit. Kjo është për të ardhur keq”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY