VIDEO/PD dënon heshtjen e prokurorisë, miliona eurot e trafikantit Bego u morën...

VIDEO/PD dënon heshtjen e prokurorisë, miliona eurot e trafikantit Bego u morën nga buxheti i shtetit

114
0
Shares

Arrestimi shtatë ditë më parë i trafikantit Bego nga policia greke nxorri të vërtetën, sesi  ai ishte biznesmeni i cili pasurohej me buxhetin e shtetit, nën mburojën e mikut të tij, Taulant Balla.

Deputeti Luçiano Boçi, nga selia blu, teksa mbajti një deklaratë për shtyp, foli rreth heshtjes së prokurorisë dhe qeverisë, në mënyrë që të përfitojnë në harresë përfitimin e miliona eurove nga një trafikant droge në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik.

Prokuroria po tregon se çdo ditë i shërben krimit të organizuar po zbaton planin e Edi Ramës.

Sipas tij, prokuroria hesht dhe pse Partia Demokratike ka paraqitur fakte që shkelin ligjin dhe provojnë  se i janë dhënë 14 milion euro mikut me pesë emra të Taulant Ballës, në tendera rrugësh apo punë të tjera publike të bëra publike ditë më parë.

Neni 45 në ligjin për prokurimin publik, atij të cilit partia demokratike i referohet  fort, parashikon qartë përjashtimin nga një punë me para publike të çdo ofertuesi kur ka të dhëna se ka qënë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Trafikanti i drogës ka përfituar nga OST 641 milion lekë për mirëmbajtje rrjeti, 3 miliard lekë nga OSHEE për mirëmbajtje kabinash elektrike si dhe 1 miliardë po prapë nga OST për nënstacionin e Librazhdit, në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik.

Heshtja e organit të prokurorisë  ndaj kësaj shkelje, është këmbanë alarmi se ajo kontrollohet nga Edi Rama./K.Balliu

Deputeti Luçiano Boçi, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 25 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY