Shqipëria e para në botë për përdorimin e kokainës, deputeti: Ku është...

Shqipëria e para në botë për përdorimin e kokainës, deputeti: Ku është ‘futur’ kryeministri ynë?

103
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu reagon pas artikullit të publikuar nga ‘The Econominst, ku thuhej se Shqipëria ishte e para në botë sa i përket konsumimit te kokainës.

Në një regaimin në rrjetin soocial Facebook, Shehu pyet me ironi se ‘ku është futur kryeministri, kur ka rënë zilja e alarmit në Shqipëri për përdorimin e drogës.

Ai shkruan se nuk ka asnjë përpjekje dhe asnjë masë nga qeveria për të luftuar këtë fenomen shkatërrues, sikurse nuk ka asnjë strukturë mjekuese për të ndihmuar dependentët nga droga.

Deputeti shkruan se disa herë ka ngritur problematika të tilla, por që mesa duket nuk kanë impakt mbi qeverisjen.

Postimi i plotë

Ku eshte “futur” Kryeministri i yne ndersa The Economist jep alarmin per perdorimin e droges ne Shqiperi.

Dhe Kryeministri eshte me ligj Kryetar i “Komitetit Kombetar kunder Droges e Trafiqeve”!!!

Kjo qe po ndodh ne vendin tone eshte monstruoze e me pasoja shkaterruese afat gjate.

Shqiperia eshte kthyer jo vetem ne “hambarin” e kanabisit per Europen e “autostrade” e trafikut te heroines e kokaines, por dhe ne nje perdoruese shume te larte te tyre sipas popullesise.

The Economist deklaron per 2,5% te popullesise si perdoruese e Kokaines!

Kjo eshte vetem nje pjese e zeze e realitetit tone.

Heroina po behet gjithashu nje droge e shpeshte, per te mos permendur disa te tjera sintetike e ekstremisht te rrezikeshme.

Perdorimi i kanabisit, qe eshte nje prekursor i drogave te forta, eshte ulur deri ne moshat 11-13 vjec, duke prekur reth 70% te nxenesve ne shume qytete.

Mungon totalisht nje Strategji Kombetare per perballimin e ketij fenomeni shkaterrues ne te gjitha aspektet e tij, sic duket edhe e vullnetit.

Pervec klinikes toksikologjike prane QSUT, qe merret me rastet e intoksikimit akut, nuk ekziston ne vendin tone asnje strukture qofte mjekuese, qofte reabilituese per te ndihmuar pacientet e dependentet nga drogat.

Asnje nga antagonistet nuk rimbursohet nga Fondi.

Edhe shperndarja e Metadonit eshte ne veshtiresi te medha dhe pa asnje program afat mesem.

Nuk ka asnje propagande te organizuar e studjuar per tju kundervene ketij fenomeni shkaterrues per individin e shoqerine ne terresi.

Ka vetem institucione shteterore, qendrore e lokale, qe jane bere pjese ne nje menyre apo tjeter e kesaj te Keqe te Madhe…!

Per te mos folur sot per grupet kriminale, lidhjet e tyre me shtetin, trafiqet, kriminalizimin e vendit..!

Nuk eshte hera e pare qe une ngre keto probleme, por fatkeqesisht pa asnje impakt mbi qeverisjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY