LAJM I FUNDIT/Sherr i madh mes vëllezërve për pronën, i riu godet...

LAJM I FUNDIT/Sherr i madh mes vëllezërve për pronën, i riu godet me sëpatë kushëririn

131
0
Shares
foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes personava me lidhje gjaku, ku është ushtruar dhunë mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër.

Një 22 vjeçar  ka tentuar ti godasë me sëpatë xhaxhain dhe djalin e tij, pasi këta të fundit ushtruan ushtruan dhunë ndaj babait të tij.

Menjëherë është bërë arrestimi i xhaxhait dhe djalit të tij dhe është sekuestruar mjeti prerës, sëpatë.

Policia e ka kapur në flagrancë teksa po godiste me sëpatë drejt djalit të xhaxhait.

Sipas informacioneve paraprake, mendohet se shkak është bërë konflikti mes dy vëllezërve për pronat.

Njoftimi i plotë 

Sipas të dhënave zyrtari në fshatin Çorrush, Mallakastër ka ndodhur një konflikt për motive pronësie ndërmjet shtetasve V.L, 57 vjeç dhe N.L, 69 vjeç (vëllezër).

 

 

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër i tyre, shtetasi Z. L. dhe djali i shtetasit N.L, shtetasi B. L, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit V.L duke i shkaktuar atij dëmtime fizike dhe duke konsumuar kështu elemente të veprës penale “Dhunë në familje”.

Njëkohësisht, në vijim të këtij konflikti, djali i shtetasit të dëmtuat V.L, shtetasi F. L, ka dashur të hakmerret ndaj djalit të xhaxhait të tij shtetasit S.L, 39 vjeç (djali i shtetasit N.L dhe vëllai i shtetasit B.L), ku është konfrontuar fizikisht me këtë të fundit dhe ka tentuar ta vrasë me një sëpatë por falë ndërhyrjes së policisë e cila neutralizoi autorin, nuk arriti ta vrasë por i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike.
Shtetasi S.L ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasve:
Z. L, 66 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
B. L, 26 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si edhe u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” shtetasi:
•F.L, 22 vjeç, banues në Mallakastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY