Tragjedia në Kanada, bie në koma shqiptarja që humbi djalin dhe burrin...

Tragjedia në Kanada, bie në koma shqiptarja që humbi djalin dhe burrin në aksident

119
0
Shares

Mësohen të reja të dhimbshme lidhur me familjen shqiptare që u aksidentua në Kanada.

Deri më tani, 2 anëtarë të familjes kanë humbur jetën, Fioralbi dhe babai i tij Fatos Metko 45 vjeç.

Ndërkohë Maralba Metko, nënë e dy fëmijëve e cila humbi djalin dhe bashkëshortin në aksidentin e rëndë, mësohet se ka rënë në koma.

Sipas mediave kanadeze, Maralba Metko është në gjendje kritike. Ndërsa vajza e saj 9-vjeçare Brianna, që gjithashtu u plagos në aksident, fatmirësisht është jashtë rrezikut dhe paraqitet në gjendje të stabilizuar.

Familja shqiptare në Kanada, Fatos Metko 45 vjeç, gruaja Maralba dhe dy fëmijët Fioralb 14 vjeç Brianna 9 vjeç, po udhëtonin nga qyteti i Calgary drejt Ontarios. Automjeti i tyre u përplas me një dre dhe më pas me një makinë tjetër. Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën babai dhe djali, Fatos e Fioralb Metko.

Ndërsa nga automjeti i dytë humbën jetën dy persona, mes të cilave një vajzë 9 vjeç.

Maralba dhe vajza mbetën të plagosura.  Sipas tv Klan, të martën është hapur  dhe donacioni online për të ndihmuar familjen Metko, dhe deri më tani janë mbledhur më shumë se 13 mijë Dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY