Paralajmërimi i deputetit të PD: Nuk trembemi fare, përballje si asnjëherë tjetër...

Paralajmërimi i deputetit të PD: Nuk trembemi fare, përballje si asnjëherë tjetër me mazhorancën

99
0
Shares

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka paralajmëruar në nisje të sesionit të ri politik një përballje si asnjëherë tjetër me mazhorancën. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti demokrat tha se kjo përballje do të jetë frontale dhe pa asnjë kompromis me qeverinë.

Balliu: Një gjë është e sigurt se qytetarët do të shohin një përballje si asnjëherë tjetër me mazhorancën. Do të jetë një përballje frontale dhe pa asnjë kompromis me mazhorancën sepse kjo mazhorancë nuk përfaqëson sot as klasë politike, as klasë intelektuale, as klasë gazetarie, asnjë lloj klase. Kjo mazhorancë sot përfaqëson krimin e organizuar. Çdo oficer i kësaj mazhorancë është i implikuar me një narkotrafikant apo me një tjetër dhe për këtë mjafton të shohësh Taulant Ballën, Saimir Tahirin, Olsi Ramën dhe kë të doni tjetër, se ka sa të duash në atë grup parlamentar. Prandaj PD kompromis me përfaqësues, zëdhënësa të krimit të organizuar nuk do të ketë. Ndaj përballja me mazhorancën do të jetë frontale dhe totale sic nuk është parë më parë.

Balliu bëri thirrje që çdo forcë opozitare dhe çdo intelektual të bashkohet për të rrëzuar qeverinë Rama, ndërsa përjashtoi çdo mundësi diskutimi me ta.

Balliu: Nuk mund të përsërisim të njëjtat gabime që kemi bërë më përpara. Ndaj sot kjo qeveri duhet të iki urgjentisht, nuk ka kohë as për zgjedhje, as për diskutime politike me ta. Këtu është koha që njerëzit të bashkohen, çdo intelektual dhe çdo njeri që e do këtë vend duhet të bashkohet për t’i bërë ballë kësaj bande

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY