Zbardhet vrasja në Korçë, xhaxhai dhe dy nipërit dhunuan 56-vjeçarin për vdekje

Zbardhet vrasja në Korçë, xhaxhai dhe dy nipërit dhunuan 56-vjeçarin për vdekje

102
0
Shares

Policia e Korçës ka zbardhur vrasjen e 56 vjeçarit Nevrus Fiqi mëngjesin e kësaj të premteje. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar pasditen e sotme, policia thotë se ka ndaluar tre persona, të cilët dyshohet se kanë dhunuar deri në vdekje 56-vjeçarin.

Të ndaluarit janë xhaxhai dhe dy nipërit:

• Arben Nazif, 56 vjeç,

• Emiljano Nazif, 30 vjeç

• Edison Nazif, 30 vjeç, të tre banues në Korçë (xhaxhai dhe dy nipërit e tij).

“Ndalimi i tyre u bë pasi më datë 23.08.2018, rreth orës 16:00, këta shtetas në bashkëpunim midis tyre pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr 8, kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma shtetasin N.F, 56 vjeç, banues në Korçë, i cili si pasojë e kësaj dhune fizike dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij”,sqaron policia.

Ndërkohë po vijon ende puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje dhe priten konkluzionet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 88/2 e 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY