Ish-futbollistit i njohur dënohet me 6 muaj burg, nxori ish-gruan në internet...

Ish-futbollistit i njohur dënohet me 6 muaj burg, nxori ish-gruan në internet për takime të ‘nxehta’

713
0
Shares

Ish-mbrojtësi i Premier Ligës Tomas Repka është dënuar me gjashtë muaj burg, pasi pasi ka ofruar shërbime seksuale në internet me fotot intime të ish-gruas së tij, Vladka Erbova, pa dijeninë e saj.

Repka dhe partnerja aktuale, Katerina Kristelova u gjetën fajtorë për krijimin e reklamave të rreme, ku përfshihej edhe numri i telefonit të viktimës.

Kristelova evitoi burgimin, por u gjobit 50,000 koruna çeke (1,748 euro) për përfshirjen e saj në postimin e reklamës së parë.

Repka, i njohur për rolin e tij pesëvjeçar me West Ham United në Angli, nxori në internet ish-gruan bashkë me partneren aktuale, prezantuesen televizive çeke Katerina Kristelova. Çifti thuhet se postoi tre reklamime në internet si hakmarrje në një betejë të heshtur të kujdestarisë.

Gjithashtu, Repka është dënuar edhe me 50,000 koruna çeke (2,241 dollarë).

Në përgjigje të vendimit, Repka, 44 vjeç, tha: “Më vjen keq – ishte diçka e gabuar prej meje. Por marrëdhënia me ish-gruan time nuk ishte e mirë. Nuk isha në gjendje ta shihja djalin tim dhe situata u përshkallëzua”, raportoi The Sun.

Erbova zbuloi se kishte kërkuar ndihmën e psikiatrit pasi nuk mund të flinte që pas asaj që ndodhi.

Repka luajti në Upton Park nga 2001 në 2006, ku u bë një hero kulti me ‘The Hammers’, ndërsa ka luajtur më parë tek Fiorentina në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY