FOTO/Deputeti nxjerr shifrat, dështimi i qeverisë në prodhimin e energjisë elektrike

FOTO/Deputeti nxjerr shifrat, dështimi i qeverisë në prodhimin e energjisë elektrike

106
0
Shares
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti i PD-së Edmond Spaho ka reaguar lidhur me bilancin e prodhimit të energjisë elektrike për 6 mujorin e parë të 2018-ës.

Sipas deputetit, shifrat e këtij bilanci janë ato që Partia Demokratike i ka nxjerrë kohë  më parë.

Nga grafikat dhe shifrat, sipas deputetit, deklarimet e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt për “rritje” ekonomike e cila ka prodhuar vende të reja pune bien poshtë.

Deputeti pyet“Si është e mundur të kemi rritje të sektorit prodhues i cili hap vende të reja pune, kur ai ka rënjen me të madhe historike në kredimarrje?

Postimi i plotë:

Sapo u publikua bilanci i prodhimit te energjise elektrike per 6 mujorin e pare te vitit 2018. Shifrat e tij vertetojne ate qe deklaroi PD se rritja ekonomike e ketij 6 mujori i dedikohet rritjes se prodhimit te energjise elektrike, per shkak te rreshjeve te shumta te rena gjate kesaj periudhe dhe jo politikave ekonomike te qeverise.

Sipas grafikeve, gjate tremujorit te dyte 2018, prodhimi i energjise elektrike eshte dyfishuar duke tejkaluar edhe rritjen e vitit 2013. Per rrjedhoje importet e energjise jane zvogeluar me 3.3 here kurse eksportet jane rritur me 6.5 here.

Shifrat e mesiperme rrezojne deklarimet e Edi Rames dhe Arben Ahmetajt per “rritje” ekonomike e cila ka prodhuar vende te reja pune. Vende te reja pune nuk jane krijuar dhe kjo rritje e perkoheshme i dedikohet dashamiresise te motit.

Nuk ka si te ndodhe ndryshe kur nje e dhene tjeter e diskrediton qeverine. Kredia per ekonomine per 6 mujorin e pare te vitit 2018 ka rene me 20 miliard leke ose renja me e madhe nga viti 2003 kohe kur ka filluar matja e ketij treguesi. Nga niveli i mesiperm, 12 miliard leke ka rene kredia per korporatat. Si eshte e mundur te kemi rritje te sektorit prodhues i cili hap vende te reja pune, kur ai ka renjen me te madhe historike ne kredimarrje? Kete e dine dhe e shpjegojne vetem piktori dhe ministri i tij i anglishtes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY