Zjarri në Lushnjë djeg 10 hektarë ullishte, shkojnë dëm pasuritë e banorëve...

Zjarri në Lushnjë djeg 10 hektarë ullishte, shkojnë dëm pasuritë e banorëve të zonës

98
0
Shares
Foto ilustruese

Janë djegur rreth 10 hektarë ullishte dhe shkurre në Kasharaj të Lushnjës. Pas zjarrit të një viti më parë, i cili dogji pjesën më të madhe të gjelbëruar, kjo zonë rrezikon të mbetet pa gjelbërim.

Sipas Ora news, zjarri nisi në orët e para të mëngjesit në një prej luginave të kodrave të qytetit. Nga informacionet e para, mësohet se zjarri ka qenë aksidental.

Zjarrfikëset kanë qenë në vendngjarje, por e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërsa era po vështirëson shuarjen e flakëve, miliona lekë pasuri e banorëve të zonës në drufrutore janë duke u shkatërruar nga zjarri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY