FOTO/Tregonte mish derri me vulë false, gjobë pronarit të dyqanit në Librazhd

FOTO/Tregonte mish derri me vulë false, gjobë pronarit të dyqanit në Librazhd

114
0
Shares

AKU ka kapur në shkelje një subjekt tjetër në qytetin e Librazhdit i cili tregtonte mish pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin “Florian Roci” me aktivitet specifik “Tregtim mishi” konstatoi 71 kg mish i cili kishte prejardhje nga kafshë të paregjistruara, të paidentifikuara, si dhe pa iu nënshtruar asnjë kontrolli të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes.

Ky subjekt kishte falsifikuar vulën veterinare për ti shpëtuar kontrollove të AKU-së.

Nga verifikimet e kryera u konfirmua  falsifikimi i vulës në karkasën e misht, konturet e të cilës nuk kishin asnjë element të vlefshëm dallues.

Ndaj subjektit u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, bllokim i menjëhershëm i aktivitetit si dhe konfiskim i 71 kg mish.

Gjithashtu u denoncua në organet ligj zbatuese për veprën penale të falsifikimit si dhe tregtimit të produkteve ushqimore të rrezikshme.

Ky subjekt është konstatuar edhe më parë me shkelje të ngjashme dhe për rrjedhojë është dënuar administrativisht si dhe referuar në organin e ndjekjes penale.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY