Denoncimi i biznesmenit nga Llogaraja, ja si hetimi tatimor bën diferencime politike

Denoncimi i biznesmenit nga Llogaraja, ja si hetimi tatimor bën diferencime politike

131
0
Shares

Ka qenë të shumta rastet të cilat kemi raportuar lidhur me bllokimin e bizneseve dhe restoranteve nga Hetimi Tatimor. Kryesisht, për motivin e moslëshimit tatimor apo dhe mungesës së kushteve higjeno-sanitare.

Por, një denoncim bërë publike në faqen zyrtare të deputetes Oriola Pampuri, del në të vërtetë, se hetimi tatimor bllokon bizneset nisur nga orientimet politike, duke i diferencuar.

Oriola shkruan se ato biznese të cilat janë në listën preferenciale të tyre nuk cënohen, ndërsa për të tjerët ka penalizime të forta dhe pse nuk kanë asnjë shkelje apo ndryshim nga lokalet e tjera tek të cilët ata mbyllin sytë.

Lexoni më poshte denoncimin e lokalit të njohur në Llogara.

Statusi i plotë dhe denoncimi:  

Hetimi tatimor ne bizneset dhe lokalet ne zonat turistike malore e bregdetare si Ali Baba me 40 hajdute………

Prej me shume se dy muaj “skuadra” qesharake e hetimit tatimor përzgjedh lokalet e hotelet sipas referencave dhe përzgjedhjes apo sipas interesave te nje grupi apo individi te caktuar ne parti apo qeveri, duke lene mënjane ato biznese te cilat jane ne listen preferenciale te tyre apo shefave te tyre, keta te fundit nuk cenohen, ndersa te tjeret penalizohen duke i gjobitur per kuponin tatimor, mungesa e te cilit eshte e dukshme ne lokalet e hotelet ku ata kalojne e mbyllin syte here fale bakshisheve te konsiderueshme e here fale njohjeve e mbështetjeve partiake, ashtu sikurse ka ndodhur ne shume biznese te cilat u pezulluan pak jave me pare, me penalitet, 30 dite pezullim i plote aktiviteti.

Sot keto biznese jane hapur te gjitha, fale “gjobes” nen dore qe u kane paguar, “Ali Babes” apo ” 40 hajduteve” te tij.

Shifer per te cilen konfidencialisht me kane refereruar qe nis nga 6 milion leke te vjetra e lart.
E njejta gje ka ndodhur edhe ne njerin prej lokaleve ku shume prej jush kane ndaluar per te shijuar ushqimin e perzgjedhur, apo ajrin e paster dhe pamjen magjike te Detit Jon, kundrejt punes e perkushtimit per ta ngritur e mbajtur me mund biznesin e tyre, duhet te perballen dhe me shantazhet selektive te grupit te hijenave.

Ja denoncimi i njerit prej pronareve te njerit prej lokaleve ne Llogara, te cilit i pezullohet biznesi per nje muaj, pikerisht ne ate muaj ne te cilin ata mbajne shpresen per nje vit te tere.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY