Digjet BMW-ja e nënkryetarit të Bashkisë, dyshimet e para

Digjet BMW-ja e nënkryetarit të Bashkisë, dyshimet e para

103
0
Shares
Foto ilustruese

Gjatë orëve të mbrëmjes mësohet se është djegur automjeti i nënkryetari të Bashkisë Ballsh.

Policia njofton se automjeti tip BMW, i cili ishte parkuar i përket nënkryetarit të Bashkisë.

Shkaku i djegies së makinës mendohet të jetë një problem në mjet, konkretisht një shkëndije elektrike.

Informacion paraprak

 Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh, është djegur mjeti tip BMV(i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh).

Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY