Edgar Çani largohet nga Partizani, zbulohet për kë skuadër do të luajë...

Edgar Çani largohet nga Partizani, zbulohet për kë skuadër do të luajë sulmuesi

117
0
Shares

Sulmuesi i Partizanit  Edgar Çani  tashmë zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Klubi i Partizanit me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka përfunduar bashkëpunimi me sulmuesin Edgar Çani.

Sipas klubit, kontrata u ndërprye me mirëkuptim.

Kontrata është prishur pasi sulmuesi ka gjetur një skuadër të re. Mësohet se Çani është pranë marrëveshjes me Vibonezen në Serinë C italiane, ku do të tentojë të rikthehet në momentet e tij më të mira dhe pa dëmtime.

Çani u afrua në verën e vitit të kaluar, por ai asnjëherë nuk arriti t’i përmbushte pritshmëritë pasi në pothuajse në më të shumtën e kohës ishte i dëmtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY