VIDEO/PD: Erion Veliaj hesht për ti shpëtuar përgjegjësisë, manipulon provat për zjarret...

VIDEO/PD: Erion Veliaj hesht për ti shpëtuar përgjegjësisë, manipulon provat për zjarret në çerdhe

99
0
Shares

Edhe pse drejtoria e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit në deklaratën e saj të fundit, përcaktoi shkaqet e rënies së zjarrit në kopshtin 14 në Tiranë, si të qëllimshme, kjo nuk justifikon heshtjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një deklaratë për mediat, deputetja demokrate  Albana Vokshi ka theksuar fort faktin se me heshtjen e tij, Erion Veliaj po manipulon ngjarjen dhe opinionin publik.

Ai vazhdon të fshihet pas urdhërave për të manipuluar ngjarjet të cilat treguan sa të pasigurta janë kopshtet dhe cerdhet në kryeqytet.

Sipas saj, heshtja e kryebashkiakut vë në rrezik jetët e fëmijëve. Provat janë qesharake thotë deputetja, se një xham i thyer është gjendur në një dhomë, kur ndërkohë një mur ra nga shpërthimi i madh i bombolës së gazit.

Ndërkohë ajo rikujton deklaratën e drejtoreshës, ku dhe ajo dhe zjarrëfikësit dhanë deklarata për të manipuluar dhe hequr përgjegjësitë nga Bashkia e Tiranës.

Heshtja e Veliajt është provë kryesore që tregon përgjegjësinë e tij ligjore direkte në mosverifikimin e sigurisë në çerdhe që rrezikon jetën e dhjetëra fëmijëve./K.Balliu

Deputetja Albana Vokshi, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 23 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY