Vdiq në të njëjtën ditë me të rinjtë e aksidentuar në Lezhë,...

Vdiq në të njëjtën ditë me të rinjtë e aksidentuar në Lezhë, pedagogu 27 vjeçar vetëhelmohet

368
0
Shares

Dje mësuam për aksidentin tragjik që u mori jetën dy të rinjve nga Lezha. Gentian Toma dhe Robert Ejlli u përplasën tek vendi i quajtur ‘Ura e Dajçit’ teksa dhe disa deputetë që i njihnin shprehën ngushëllimet e tyre.

Por, në të njëjtën ditë me të, mësohet të ketë ndërruar jetë dhe një tjetër person. Ketë gjë e ka bërë të ditur, ish-deputeti socialist Arben Ndoka, i cili shkruan në facebook lidhur me të tre të rinjtë duke shprehur ngushëllimet e tij.

Mësohet të ketë vdekur Bledar Lufi, 27 vjeçari nga Lezha i cili ishte dhe pedagog. Ai ishte pjesë e stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë dhe i ka dhënë fund jetës duke u helmuar. Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me Bledar Lufin.

Nuk dihen ende kush janë motivet që e kanë shtyrë 27 vjeçarin drejt vetëvrasjes.

Postimi i ish-deputetit në facebook

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY