Akuza nga SHBA për diplomatët amerikanë në Shqipëri, Donald Lu ka punuar...

Akuza nga SHBA për diplomatët amerikanë në Shqipëri, Donald Lu ka punuar kundër Trump-it

129
0
Shares

A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që nënçmon Presidentin e SHBA-ve?” kështu shkruan gazeta e përditshme amerikane ‘Washington Times’ në një shkrim dedikuar ish-ambasadorit Donald Lu që u largua pak më parë nga detyra.

Gazeta amerikane në një shkrim të fundit të publikuar në faqen e saj ka akuzuar ish ambasadorin Donald Lu se ka punuar kundër presidentit Trump.

Po kështu sipas gazetës në fjalë edhe Lejla Moisiu, që po drejton ambasadën përkohësisht po vepron me axhendën e Soros dhe kundër Trumpit.

Ja disa pjesë të shkrimit nga gazeta:

“Departamenti amerikan i Shtetit është infektuar nga Soros në Shqipëri”.

Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i mirënjohur për mbështetjen e qeverisë socialiste. Megjithase Lu tashmë është larguar, të emëruarit e Obamës janë akoma aktive në Shqipëri.

Lejla Moisiu, kreu i përkohshëm i ambasadës në Tiranë ka një axhendë djallëzore duke kapërcyer shefin e saj. Ajo shpërndan në Twitter statuset e ish-kreu i FBI James Comey, i cili njihet si kundërshtar i Trump.

‘‘Qeveria e tanishme është e zhytur në tregtinë e drogës dhe kriminalitetin dhe e majta në Amerikë ende mbështet, madje mbyll njërin sy ndaj aktiviteteve të saj të paligjshme. Punëtorët jobesnikë në ambasadën amerikane në Tiranë janë një problem i madh’’. 

SHKRIMI I PLOTË

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY