Lori Hoxha tregon problemin e saj: Jam me fat që marr ndihmën...

Lori Hoxha tregon problemin e saj: Jam me fat që marr ndihmën e duhur për ta përballuar

639
0
Shares

Ankthi dhe ato që njihen si sulmet e panikut janë dy prej fenomeneve të cilat po prekin shumë njerëz, dikush në fshehtësi e dikush e pranon publikisht se vuan herë pas here prej tyre.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, përballë ndjekësëve të saj në Instagram.

Lori është pyetur në instragram, përmes opsionit ‘Ask me a question’ nëse ka patur ndonjëherë ankth apo sulme paniku dhe si ia ka dalë ti përballojë ato.

Përgjigja e Lorit ishte po, dhe shkruan se ndjehet me fat që ka marrë ndihmën e nevojshme për këtë gjë. Të njëjtën gjë disa muaj më parë, deklaroi publikisht dhe motra e saj Sara Hoxha, e cila u martua javën që kaloi me Ledion Liçon.

Përgjigja e plotë

Po kam. U bë një kohë e gjatë tani dhe nuk e di nëse ka ndonjë mënyre ekzakte për ta përballuar.  Do të bëj një video së shpejti në Youtube për këtë gjë duke shpresuar se do të rris ndërgjegjësimin për shëndetin mendor në Shqipëri. Ka shumë turp për këtë gjë në shoqëri dhe do të doja që kjo të ndryshonte. Jam me fat që marr ndihmën e nevojshme dhe dua që çdo kush ta ketë këtë gjë.”/K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY