EMRI/ Rinas, bllokohet një shtetas grek me pajisje të dyshimtë përgjimi

EMRI/ Rinas, bllokohet një shtetas grek me pajisje të dyshimtë përgjimi

145
0
Shares

Foto Ilustruese

Një tjetër shtetas i huaj, i dyshuar se kryente përgjime në Shqipëri, është bllokuar nga Polica Kufitare shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në Aeroportin e Rinasit.
Mësohet se Policia Kufitare e komisariatit të Policisë së këtij aeroporti ka bllokuar dje një shtetas grek, i identifikuar si Irakli Dragounis, pasi posedonte një pajisje e dyshuar se kryen përgjime.
Ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e “vizitës” së tij në Shqipëri, kujtojmë se ky është rasti i dytë.
Disa javë më parë, një shtetas izraelit u bllokua sërish në Rinas, me një pajisje e dyshuar s kryente përgjime.

Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 07. 05. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Iraklis Joannis Dragounis, i datëlindjes 21. 04. 1965, banues në Greqi, me arsim të lartë, me detyrë inxhinier ndërtimi, sepse në PKK Rinas, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pajisje e dyshuar për përgjim. Nenet 289/ç e 178 të Kodit Penal.
DRONI.al
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY