Flet deputeti gjerman: Meta bëri mirë që ktheu ligjin, teatri do tregojë...

Flet deputeti gjerman: Meta bëri mirë që ktheu ligjin, teatri do tregojë sa serioz është Rama me BE

124
0
Shares
Thorsten Frei

Raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë, njëherësh anëtari i Komitetit për Çështjet Europiane, Thorsten Frei, ka folur lidhur me ligjin që lejon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe për një sër çështjesh të tjera në vend.

Në një intervistë për Panorama, ai e ka vlerësuar vendimin e Presidentit Meta për të mos e dekreatuar ligjin.

Deputeti gjerman është shprehur se rasti i Teatrit Kombëtar do të tregojë gjithashtu se sa serioz është Edi Rama me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Frei ka folur edhe për ministrin Xhafaj ku pas skandalit që përfshiu ministrin, ai s’mund të vijonte të kryejë më me besueshmëri funksionin që i ka ngarkuar kushtetuta. Sipas standardeve gjermane, ai s’do të ishte më në detyrë, thotë deputeti Fre.

Dy pyetjet lidhur me teatrin dhe Ministrin Xhafaj

Ju dhe kolegu i CDU-së, VVadephul, keni qenë mjaft të hapur në intervistat e mëparshme ndaj Saimir Tahirit, duke kritikuar mbrojtjen e tij politike, si dhe për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke nënkuptuar që ai nuk mund të qëndrojë me besueshmëri në detyrë pas skandalit që përfshiu atë dhe vëllain e tij. A mendoni se këto pikëpamje reflektojnë një qëndrim më të gjerë në Berlin?

Po. Sipas standardeve gjermane, ai ndoshta nuk do të mbetej në detyrë. Faktori vendimtar është gjithmonë presioni i shoqërisë sonë shumë të fortë civile.

Kriza e fundit që kemi në Parlament, ka të bëjë me një projekt ndërtimi në qendër të Tiranës të Teatrit Kombëtar, të cilin qeveria e ka nxitur me një ligj të posaçëm dhe opozita e quan një mashtrim të madh. Ajo ka mobilizuar edhe qytetarë dhe figura publike dhe ka kapur vëmendjen edhe të medias ndërkombëtare. Presidenti e ka dërguar ligjin përsëri në Parlament dhe Komisioni Europian është duke kontrolluar nëse ai e shkel Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. E gjithë kjo, pa asnjë Gjykatë Kushtetuese funksionale. A e keni ndjekur këtë?

Po, e kam ndjekur rastin. Ngre shumë pyetje në lidhje me ligjin e BE-së dhe Kushtetutën shqiptare. Prandaj, nga këndvështrimi im, Presidenti Meta, me të drejtë, e ktheu ligjin përsëri në Parlament. Dhe në mënyrë të qartë është e vështirë të qartësohet rasti mbi sundimin e ligjit, pa Gjykatë funksionale. Rasti i Teatrit Kombëtar do të tregojë gjithashtu se sa serioz është Edi Rama me anëtarësimin në BE. Shkolla e Magjistraturës është bllokuar dhe është bërë një çështje politike pasi nuk mund të funksionojë sipas ligjit të aprovuar dy vite më parë nga shumica.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY