Fatmirësisht, dhe për 2 javët e fundit të Gushtit, moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm. Moti do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Sipas Meteoalb, shirat do të ketë vetëm në zonat malore, kryesisht në orët e pasdites duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu.
Kurse për ata që ndodhen në zonat qendrore, nuk duhet ti tremben reshjeve të dobëta dhe të përkohshme.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një tjetër rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar maksimalisht 35°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga Veriperëndimi ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/