Qytetari e denoncon, dibrani e pëson keq nga policia pas kontrollit në...

Qytetari e denoncon, dibrani e pëson keq nga policia pas kontrollit në banesë

102
0
Shares

Zbulohet një tjetër rast i armëmbajtjes pa lejë, pas bashkëpunimit të policisë me qytetarët.

Sipas policisë në Dibër, telefonata e  një qytetari, si dhe reagimi në kohë i policisë sollën arrestimin e një 53 vjeçari, i cili mbante armë zjarri pistoletë pa leje në banesë.

Gjithashtu i është sekuestrar një armë zjarri pistoletë TT dhe 93 copë fishekë. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi Hasan Koltraka, 53 vjeç, banues në fshatin Arras-Dibër.

 

 

Arrestimi i tij u bë pasi një qytetar ka telefonuar Policinë se ky shtetas dyshohej se mbante armë zjarri pa leje, ku menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri pistoletë TT, 3 krëhëra të mbushura me fishekë, dhe një kuti me 44 copë fishekë, gjithësej 65 copë fishekë pistolete.

Gjithashtu janë gjetur edhe 28 fishekë arme gjahu.

f716cc62-cbbb-4d86-9034-f29458ef957a

Arma e zjarrit sëbashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY