Tërmeti i lë jashtë, familja me 12 pjestarë në Mat feston Kurban...

Tërmeti i lë jashtë, familja me 12 pjestarë në Mat feston Kurban Bajramin në çadër

139
0
Shares

Festa e Kurban Bajramit i ka gjetur në çadra një pjesë të banoreve të fshatit Dukagjin të njësisë administrative Derjan në bashkinë e Matit, për shkak të dëmtimit të banesave nga tërmeti i 11 gushtit.

12 anëtarët e kesaj familjeje natën e Kurban Bajramit e kaluan në çader. Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën pasi uji ka deportuar brenda ambjenteve të çadrës.

“Mbrëmë e kemi festuar në çadër, bashkë me fëmijë”, tha një anëtar i familjes.

Edison Bushi i bën apel shtetit për ndihmë pasi dimri po afrohet dhe në çader nuk mund të jetohet.

Ne jemi tre familje dhe na kanë sjellë vetëm 2 çadra”

Situata me banorët e prekur u inspektua nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka e cila ndoqi nga afër ndihmën që ushtria ka dhënë për strehimin e familjeve të dëmtuara nga termeti dhe furnizimin e tyre me ushqime dhe ujë./ora

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY