Masazhe dhe prostitucion në Tiranë, gjykata dënon pronaren e qendrës estetike, zbulohen...

Masazhe dhe prostitucion në Tiranë, gjykata dënon pronaren e qendrës estetike, zbulohen mesazhet

364
0
Shares

Gjykata e Tiranës dha dënimin me 4 vjet e 8 muaj burg për një pronare të një qendre estetike në Tiranë, ku ushtrohej prostitucion.

Aktiviteti tregtar si qendër estetike dhe masazhesh përdorej si baza për prostitucion në rrugën “Jusuf Vrioni” në Tiranë.

Klientët e SPA-së e dinin se kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë lekë deri në 50 euro, kishin dhe masazhe erotike të përfshira. Gjykata e Tiranës ka përfunduar procesin gjyqësor ndaj pronares 38 vjeçare të qendrës, të pandehurës Enkeleda me inicial mbiemri I.

Sipas Abc News, ajo nuk do të shkojë në qeli pasi gjykata e konvertoi dënimin në “Shërbim Prove” për një afat 5 vjeçar.

Gjatë gjykimit ajo ka pranuar akuzën, duke rrëfyer detajet e aktivitetit të jashtëligjshem dhe faktin se një nga vajzat e qendrës ishte e mitur.

Por si rekrutoheshin vajzat e shërbimeve erotike?

Bazuar në dosjen gjyqësore, një kopje e së cilës u sigurua nga “ABC News”, kishte punësuar pesë vajza si masazhatore, disa prej të cilave ofronin shërbimet “ekstra”. Referuar dëshmive të tyre, në takimin e parë ajo i informonte se ne qendër kishte masazhe relaksi, terapi dhe erotik.

Sipas pagesave, përveç masazhit trupor klientët masturboheshin ose u ofrohej seks oral.

Në dosje thuhej:

E pandehura Enkelejda ju thoshte vajzave që mos ta turpëronin, pasi klientët duhet të mbeteshin të kënaqur”.

Gjatë hetimit të këtij aktiviteti prostitucioni të goditur në shkurt të vitit 2017, janë administruar edhe tekstet e disa sms-ve të mbërritura nga në telefonin e Enkeledës nga klientë të ndryshëm.

Disa prej mesazheve ishin:

Kemi sot që të vij?”, “Kemi ndonjë gocë të re sot shefe”

Në të njëjtin gjykim u fajësua për akuzën e “prostitucionit” dhe u gjobitën me nga 100 mijë lekë një nga vajzat masazhatore dhe një klient i gjetur nga policia në momentin e ndërhyrjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY