Lidhja e Ballës me biznesmenin Bego, deputeti nuk e mohon njohjen me...

Lidhja e Ballës me biznesmenin Bego, deputeti nuk e mohon njohjen me të …

150
0
Shares

Taulant Balla, njëherazi dhe kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së ishte në një konferencë për median ditën e sotme teksa iu përgjigj pyetjes lidhur me Edmond Begon, biznesmenin e kapur nga policia greke.

Ai është shprehur se e njeh Begon, gjithashtu dhe gjithë familjen e tij, teksa tregon nëse ai nuk ka qenl në kërkim si dhe nuk ka pasur nevojë për mburojë politike, dhe pse deri më tani çdo dokument i gjetur ndaj biznesmenit vërteton të kundërtën.

Gjithashtu, ai ka zbuluar se kuvendi i nis punimet me 3 shtator.

Pyetja dhe përgjigja

Opozita ka aluduar për lidhje mes jush dhe Bego, a mund ta shpjegoni nga e njihini dhe cilat janë marrëdhëniet me personin në fjalë?

Lidhur me akuzat e gojëtarëvet të PD do i përgjigjesha vetëm njërës. A ka qenë sundimi i ligjit i njëjtë edhe për këtë person, apo ka siguruar mburojë politike? Për ne dhe për mua personalisht sundimi i ligjit është dhe duhet të jetë i njëjte për të gjithë. Perosnin në fjalë e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijë, por kurrë nuk i është ofruar një mburojë e tillë politike dhe përgjigjen për ketë e ka dhënë dje policia e shtetit. Në fund të kësaj historie do kemi një pjesë të Babale të serisë 3. Personi nuk është në kërkim nga asnjë prej shërbimeve dhe pas verifikimeve pyeteni personin nëse ka pasur nevojë për mburojë politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY